PAI
PAI
  • Ballina
  • Lajmet
  • Struktura Politike
    • Kryetari
    • Kshilli i Përgjithshëm
    • Kryesia
  • Raportet
    • 2021
    • 2022
    • 2023
    • 2024
  • Kontakti
  • Njoftimet
  • Aktivitetet
    • Dita e Flamurit
  • More
    • Ballina
    • Lajmet
    • Struktura Politike
      • Kryetari
      • Kshilli i Përgjithshëm
      • Kryesia
    • Raportet
      • 2021
      • 2022
      • 2023
      • 2024
    • Kontakti
    • Njoftimet
    • Aktivitetet
      • Dita e Flamurit
  • Ballina
  • Lajmet
  • Struktura Politike
    • Kryetari
    • Kshilli i Përgjithshëm
    • Kryesia
  • Raportet
    • 2021
    • 2022
    • 2023
    • 2024
  • Kontakti
  • Njoftimet
  • Aktivitetet
    • Dita e Flamurit

Urime 21 vjetori i dites se Flamurit Kombetar te Ashkalinjve

Urimi nga Kryetari Partisë së Ashkalinjve për Integrim Z.,Hetem Arifit , me rastin e 21 vjetorit të

Të nderuar bashkëkombës Ashkali !

Fillimisht më lejoni që në emrin tim personal dhe të Partisë së Ashkalinjve për Integrim, 

të gjithë pjesëtarëve të komunitetit Ashkali, kudo që ata ndodhën jetojnë dhe veprojnë

të ju uroj 21 vjetorin e Ditës së Flamurit Kombëtar të Ashkalive, 

dhe 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.


Faleminderit shumë Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe

Komunave, për mbështetjen e saj në realizimin e eventeve festive

për të kremtuar bashkë ditën tonë më të veçantë në historinë tonë

kombëtare Ditën e Flamurit Kombëtar të Ashkalive.


Sot bëhen 21 vjet kur Ashkalinjt e Kosovës dhe Evropës, më 15

shkurt 2003, mbajtën kongresin e tyre në Prishtinë dhe shpallën

Flamurin e tyre kombëtar, për ti dhënë emër, mbiemër, identitet,

e simbol kombëtar popullit tonë.


Ashkalinjt ishin dhe mbeten aleatët më të afërt të popullit shqiptar, 

kanë kontribuar në të gjitha proceset shtet ndërtuese, për liri,

demokraci, pavarësi e shumë procese tjera me rëndësi që ka

kaluar shteti ynë.


Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë edhe ne procese tjera që e

presin vendin tonë, për të mirën e atdheut, dhe qytetarëve të saj

pa dallim, të gjitha këto suksese i kemi arritur bashkë, si pjesë e

pandashme e Institucioneve të vendit.



Ashkalinjt shpesh herë kanë sakrifikuar vetën kur kanën qenë në

pyetje interesat shtetërore kur është bërë fjalë për komunitete jo

shumicë, kanë gëzuar mbështetjen e institucioneve, por mendoj

që Ashkalinjt duhet të gëzojnë mbështetje më të madhe nga

institucionet e vendit krahas kërkesave dhe nevojave që i kanë,

dhe të marrin trajtimin e shpërblimin e tyre që i takon.


Republika e Kosovës, është ndër shtetet më përparimtare në

respektimin e të drejtave të komuniteteve, të drejta këto të

garantuara në aktin më të lartë juridik në vend, kushtetutën e

Republikës së Kosovës, dhe të gjitha akteve tjera nënligjore, me

të cila të drejta ka përcjellë shembullin më të mirë të integrimit,

demokracisë, bashkëjetesës, duke i dhënë të drejtën çdo

përkatësie etnike për të shprehur lirshëm vlerat, kulturën, traditën,

dhe duke garantuar përfaqësimin e tyre në të dy nivelet

qeverisëse, të drejta këto dhe privilegje që nuk i ka asnjë shtet

tjetër, përveç Republikës së Kosovës.


Mbesim të përkushtuar që bashkë me Institucionet e Republikës

së Kosovës, ti ruajmë këto vlera , e të vazhdojmë të punojmë për

progres e sukses më të madh.

Urojmë që përvjetor të ardhshëm të na gjejnë , me suksese e të

arritura më të larta. Me respekt Kryetari i PAI-së Hetem Arifi.

E DREJTA E AUTORIT © 2024 PAI - TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA.

Powered by

  • Kontakti